fbpx

Nuk ka fonde në arkën e shtetit për të ndërtuar deponi rajonale, kështu që do të vazhdojnë të përdoren zgjidhjet jo-ekologjike. Pas dështimit të projektit për ndërtimin e një deponie rajonale për pjesën Jugperëndimore në komunën e Debërcës, studimi i fundit i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim tregon se zgjidhja më e përshtatshme dhe ekonomike është që të kemi një vendndodhje qendrore për të dy rajonet, në komunën Novaci afër Manastirit, thonë për Alsat nga Ministria e Ekologjisë.

Ministria e Ekologjisë

“Qeveria është ende duke kërkuar fonde për investim. Fondet e Bashkimit Evropian në dispozicion nuk janë të mjaftueshme për të ndërtuar sistemin rajonal … “

Por, ambientalistët thonë se deponitë rajonale duhet të ndërtohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Sipas tyre, deponimi i duhur i mbetjeve komunale do të jetë një nga çështjet më të vështira për t’u zgjidhur në procesin e negociatave me BE-në.

“Edhe atje ekziston një hierarki e re në menaxhimin e mbetjeve, që parashikon së pari zvogëlimin e mbetjeve që krijohen, pastaj riciklimin, ripërdorimi dhe në fund të deponohet…”

Aktualisht, deponia Bukovo, ku Ohri mbart mbeturina, është e mbingarkuar dhe shkakton ndotje të ajrit dhe ujërave nëntokësore.

“Është një deponi që daton prej më shumë se 60-70 vjet dhe kapaciteti i saj është i mbushur maksimalisht …”

Edhe deponia jolegale në Strugë është gjithashtu e stërmbushur. Ambientalistët thonë se të gjitha vendet përreth janë përpara nesh. Kryeson Bullgaria, e cila riciklon deri në 70% të të gjitha mbeturinave të krijuara.

Miki Trajkoski

Shpërndaj me

Loading...