Gjatë javës së ardhshme do të merret vendimi për zhvillimin ose shtyrjen e turneut “Uimbëlldon 2020”. Gjasat që turneu më prestigjioz në tenis të mbahet në datën tradicionale, janë të pakta, shkaku i pandemisë “Covid 19”. Në një komunikatë për media, drejtuesit e turneut tradicional njoftuan se shtyrja dhe pezullimi i turneut janë vënë si obcion, pasi që më parë është përcaktuar që turne të mbahet nga 29 qershori deri më 12 korrik. Më parë është njoftuar se turneu nuk do të mbahet prapa dyerve të mbyllura. Në fillim të këtij muaji, “French Open”, i cili duhej të niste në muajin maj, njoftoi se do të zhvillohet nga 20 shtatori deri më 4 tetor.

Shpërndaj me

Loading...