fbpx

Grupi i tifozëve “Shvercerat” me flakadane dhe fishekzjare në Urën e Vjetër të Shkupit festuan 30 vjetorin e themelimit, duke paralajmëruar një festë të madhe në përballjen e së dielës ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit në stadiumin në Çair.

Pas lançimit të dokumentarit e historikut të tyre, në muajin nëntor, “Shvercerat” duhej të festojnë në javën paraprake, mirëpo këtë gjë e anuluan, për hirë të viktimave të termetit që goditi Shqipërinë. Pas kësaj, ky grup ishte në mesin grupeve të tjera tifozerisht që ndihmuan për afër bashkombasit e tyre në Shqipëri, duke ofruar ndihmën e tyre financiare ose materiale.

Andaj kjo e bëri që festa kryesore e “Shvercerëve” të zhvendoset për ndeshjen e fundit të stinorit vjeshtor, në përballjen e ditës së diel (8 dhjetor) kundër Makedonija Gjorçe Petrovit. Duket se festa e “Shvercerëve” ka nisur sonte, ndërsa spektakli pritet të kulminojë në përballjen FC SHkupi – Makedonija Gj.P. që nis në orën 13.00.

 

Ne Sundojmë SHKUPIN⚪️🔵Shifemi nesër në 13:00

Publiée par Shvercerat Shkup sur Samedi 7 décembre 2019

Shpërndaj me

Loading...