Virusi vdekjeprurës Covid-19 ka përhapur panik në mbarë botën dhe shifrat e tij po rriten ndjeshëm edhe në vendet tona. Qeveria e Shqipërisë ka vendosur masa të rrepta, ndër to ndalimin e qarkullimit pa asnjë arsye, ndaj të gjithë janë izoluar në shtëpi.

Personazhet e njohur publikë po ndajnë në rrjete sociale momente të karantinës së tyre, duke hapur edhe sfida me njëri-tjetrin për të kaluar më këndshëm kohën në izolim.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka treguar me një fjali të vetme si po shkon karantina e tij, teksa është izoluar në shtëpi me bashkëshorten, Ajolën dhe vogëlushin e tyre Kajan.

Në një video të publikuar nga Ermal Mamaqi në Instagram, ku shfaqet një prind me fëmijën e tij, Veliaj komenton:

“Po ju sa në ditë po ndërroni lal, se unë po thyej rekord.”- shkruan kryebashkiaku duke iu referuar pelenave të të voglit.

Duket se e gjithë koha e Veliajt po kalon me Kajan, i cili tashmë ka 24 orë vëmendjen e prindërve të tij.

Shpërndaj me

Loading...