fbpx

Mbrëmjen e djeshme në “Shiko Kush LUAN” ka qenë i ftuar dhe Sinan Hoxha. Ndër të tjera, ai ka rrëfyer më shumë për fëmijërinë e vështirë dhe rrugën për të arritur aty ku është sot.

Këngëtari ka thënë se si shumica e fëmijëve shqiptarë, vitet e vegjëlisë për të dhe familjen e tij kanë qenë të vështira. Megjithatë, Sinani beson tek diçka, që e paraqiti si këshillë për të gjithë fëmijët. “Puna e fortë dhe dashuria e madhe për atë që bëj më ka bërë të çaj me forcë për të arritur këtu ku jam. Asgjë nuk është e pamundur”, ka thënë këngëtari.

 

Ai ka rrëfyer se shpesh i është falenderues dhe vetes, për fuqinë e gjetur për të vazhduar përpara, pavarësisht kushteve të rënduara ekonomike.

Shpërndaj me

Loading...