fbpx

Skuadra nga Premier Liga, Mançester Siti, ka siguruar fazën çerekfinale në Ligën e Kampionëve, duke mposhtur Real Madridin me rezultatin 2:1 (4:2). Serinë e golave në këtë ndeshje e hapi Rahim Sterling, në minutën e nëntë të ndeshjes, pas gabimit të Rafael Varanes. Real Madrid dha shenja së do të luftonte për më shumë, duke barazuar në minutën e 28’ me anë të Karim Benzema, i cili me kokë shënoi pas harkimit të Rodrigo.

Në pjesën e dytë, Man. Siti shuajti shpresat e madrilenëve, kur me anë të Gabriel Hesus shënuan për 2:1, përsëri me gabimin e Varanes, në minutën e 68’. Kështu, Zinedin Zidan eliminohet për herë të parë në karrierën e tij si trajner në Ligën e Kampionëve.

 

 

Shpërndaj me

Loading...