fbpx

Vetëm sa zbarkoi në Tetovë, Bruno Dita firmosi kontratën dhe u promovua te skuadra e Shkëndijës, ndërsa sot mënjëherë u rreshtua në stërvitjet e skuadrës tetovare. Duket se nuk kishte vështirësi për futbollistin nga Shqipëria, pasi ishte aktiv me Skënderbuan dhe forma fizike nuk mungon.

Me angazhimin e Dita-s, duket se largohet edhe presioni I mesfushës nga Armend Alimi, Totre, Ahmedi, të cilët mund të afrohen më shumë repartit të sulmit. Bruno Dita është 27 vjeçar dhe më parë ka veshur fanellën e Besës, Teutës dhe Skënderbeut.

Shpërndaj me

Loading...