fbpx

Përfaqësuesja e Argjentinës kthehet për të luajtur një ndeshje zyrtare pas shkëputjes prej pandemisë “Covid 19”, dhe do ta bëjë me Leo Mesi në mesin e të grumbulluarve. “Ylli” i Barçës është pjesë e listës me 30 lojtarë që do të vihen nën urdhrat e Lionel Skalonit. Ftesë kanë marrë edhe dy “yjet” e Serisë A, Dybala dhe Lautaro Martinez, si dhe Xhiovani Simeone i Kaliarit.

Argjentina do të përballet me Ekuadorin më 8 tetor, në shtëpi, dhe më pas do të udhëtojë për transfertën me Bolivinë.

Futbollistët e grumbulluar nga Scaloni:

Emiliano Martínez, Musso, Marchesín, Foyth, Saravia, Pezzella, Balerdi, Otamendi, Nehuén Pérez, Kannemann, Tagliafico, Acuña, Medina, Paredes, Guido Rodríguez, De Paul, Palacios, Lo Celso, Domíng, Domíng Dybala, Ocampos, Nicolás González, Mc Allister, Alejandro Gómez, Correa, Alario, Lautaro Martínez, Giovanni Simeone dhe Pavón.

Shpërndaj me

Loading...