fbpx

Dy punonjës të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, janë pezulluar nga detyra pasi u filmuan duke kryer marrëdhënie seksuale, brenda automjetit zyrtar të OKB-së.

Ngjarja ka ndodhur në Izrael disa ditë më parë. Në pamjet e bëra virale shikohet një prej punonjësve të OKB-së teksa qëndronte në pjesën e pasme të fuoristradës nën shoqërinë e një femre, ndërsa kolegu i tij qëndronte në vendin e shoferit.

Vlen për t’u theksuar fakti se gruaja nuk është punonjëse e Kombeve të Bashkuara. Në një konferencë për medait zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, njoftoi pezullimin nga detyra të dy punonjësve duke shtuar se ky akt i tyre është i dënueshëm dhe shkelje e hapur e etikës.

Shpërndaj me

Loading...