Federata e Futbollit të Austrisë, ka marë hapa drastike kundër klubit që nuk ka repsketuar masa dhe protokollet shëndetësore në kohën e pandemisë “Covid 19”. Drejtuesit e futbollit austriak kanë dënuarë skuadrën e LASK Linz me marrjen e 12 pikëve nga klasifikimi i sezonit të rregullt dhe kanë gjobitur me 75 mijë euro, pasi nuk ka respektuar normat e protokollit për rinisjen e stërvitjeve, duke kaluar direkt tek ato kolektivet, madje me ndeshje brenda grupit.

Tani nga 54 pikë që kishte në përfundim të sezonit të rregullt, skuadra e LASK Linzi ka 42 pikë, 6 më pak se Salsburgu. Federata ende nuk e ka zyrtarizuar vendimin, por këtë e ka bërë vet klubi i LASK-ut, që lajmëroi gjithashtu se do ta apelojë vendimin. Rregullorja e play off-it parashikon përgjysmimin e pikëve të pjesëmarrësve në këtë fazë.

Shpërndaj me

Loading...