Milot Rashica duket se është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë. Edhe pse përflitet se skuadra gjermane e Lajpcigut është shumë afër marrveshjes, duket se në këtë garë fuqishëm është futur edhe një skuadër italiane, që me çdo kushte kërkon firmën e Rashicës.

Sulmuesi nga Kosova që për momentin po shijon lindjen e vogëlushit Tian, ka treguar nivel të lartë këtë sezon dhe ka rënë në radarët e disa prej klubeve më të mirë në Evropë.

Sot mediat në italia raportojnë se Napoli ka dërguar një ofertë prej 30 mln euro në adresën e Verder Bremenit , i cili ndodhet para një situate tejet të vështirë financiare, ndonëse ka kërkuar edhe ndihmë nga qeveria gjermane. Klauzola e largimit të Rashicës nga Verder Bremen është 38 milionë euro, por deri tani askush nuk ka dalë me një ofertë të tillë.

Shpërndaj me

Loading...