Ministri Italian i Sportit, Vinçenzo Spadafora, ka konfirmuar se gjysmëfinalet e kthimit të Kupës së Italisë do të afrohen 24 orë, pra do të zhvillohen me 12 dhe 13 qershor. Fillimisht do të luhet Juventus-Milan (ndeshja e parë përfundoi 1-1), pastaj Napoli-Inter (napolitanët fituan 0-1 në “San Siro”). Finalja do të zhvillohet sikurse ishte programuar më parë, të mërkurën, më 17 qershor.

“I kisha kërkuar botës së futbollit që mund të rifillonim me Kupën e Italisë, pasi do të ketë tri ndeshje, dy gjysmëfinale dhe finalja, të transmetuara nga Rai, për këtë arsye mund të shihen nga të gjithë italianët”, – theksoi Spadafora.

Detajet do të komunikohen shumë shpejt nga Liga e Serisë A, por ka mundësi që ndeshjet të luhen në orarin e ri të mbrëmjes, 21:45. E njëjta fashë orari do të përdoret duke filluar nga 20 qershori, kur të rinisë edhe kampionati i Serisë A.(Supersport.al)

Shpërndaj me

Loading...