fbpx

Aktivistë të Iniciativës qytetare “Stop Rusino” në Gostivar dhe banorë të vendbanimeve përreth bllokuan rrugën për automjetet që bartin mbeturina në deponinë Rusino. Rruga u bllokua nga Banjica e Poshtme drejtë deponisë dhe pritet të mbetet e mbyllur për 10 ditë. Deso Matevski nga iniciativa në fjalë bëri të ditur se rruga nuk do të lirohet derisa nuk plotësohen kërkesat e tyre. Madje, ai u ankua se është kërcënuar me jetë nga kreu I Ndërmrjes Publike “Komunalec”, Isak Lazami, Ky I fundit tha për Alsat se nuk ka kërcënuar askënd me jetë por vetëm ka kërkuar hapjen e rrugës për derdhjen e mbeturinave. Gjithashtu, Lazami tha se mbështet iniciativën për zgjidhjen e problemit me deponinë Rusino, por jo duke bllokuar të njejtën.

Mund ti lejojmë maunat me mbeturinat e komunës së Gostivarit vetëm nëse I plotësojnë kërkesat tona. Ato jaaë: të ndalojë djegja e mbeturinave, të mbulohen rregullisht, të vendosen kamera të sigurisë sepse nuk ka, dhe sigurimi të punojë 24 orë dhe jo 8 siç është tani. Gjithashtu, komuna të parashtroj kërkesë në Qeveri për ndihmë. Kur do ti plotësojnë këto kërkesa, do të lejohen automjetet nga Gostivari, vetëm ato nga Gostivari. Automjetet tjera nuk I lejojmë derisa të gjendet lokacion I ri. Rusinon nuk e japim – deklaroi Deso Matevski, iniciativa “Stop Rusino”.

Alsat

Shpërndaj me

Loading...