Struga Trim Lum arriti të sjell në ekip një super përforcim, Jasmin Mecinoviç. Mbrojtësi me përvojë u bashkua me ekipin strugan që udhëhiqet nga trajneri Srxhan Zaharievski.

Mecinoviç kishte disa oferta nga klubet të ndryshme nga vendi ynë, por kryesia dhe menaxhmenti i Strugës ishte më specifik dhe arriti të “rrëmbejë” Jasminin, i cili ishte anëtar i Perselas nga Indonezia, por për shkak të pandemisë që preku atë vend duhej të kthehej në Maqedoni. Struga dhe Mecinoviç kanë nënshkruar kontratë një vjeçare. /albsport.mk/

Shpërndaj me

Loading...