Dy persona kanë vdekur dhe afërsisht 200 000 nxënës mbetën pa mësim për shkak të stuhisë “Gloria”, që godet kryesisht lindjen e vendit, njoftuan autoritetet vendore.

Një pjesë e madhe e pjesës lindore të Spanjës, si edhe arkipelagu Baleares u vunë në gjendje alarmi për shkak të stuhisë që shkaktoi erëra të fuqishme të ftohta dhe rredhje dëbore.

Në rajonin e Valencias, 194 bashki vendosën të mbyllin shkollat për 191 300 nxënës.

Aeroporti i Alicante-s, që u mbyll javën e kaluar për shkak të një zjarri, u detyruar sërish të mbyllej të dielën pasdite dhe të hënën prej stuhisë.

Stuhia shkaktoi problem edhe në autostrada dhe linja hekurudhore.

Sipas Agjencisë Meteorologjike spanjolle, kjo stuhi pritet të zgjasë deri të mërkurën.

Shpërndaj me

Loading...