fbpx

Aktivitetet në ekonominë suedeze këtë vit do të zvogëlohen për rreth 4,6 për qind, kumtoi sot Qeveria suedeze dhe shtoi se në vitin 2021 nga buxheti në ekonomi do të “injektojë” 105 miliardë kruna ose 12 miliardë dollarë.

Me këtë, Stokholmi dëshiron ta nxisë rritjen e ekonomisë së goditur nga pandemia e koronavirusit.

“Së bashku do të punojmë në rikuperimin e Suedisë nga kriza dhe të ndërtojmë shoqëri më të qëndrueshme”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Masat buxhetore, siç janë zvogëlimi i tatimeve për qytetarët dhe kompanitë, si dhe më shumë mjete për sektorin për mbrojtje sociale, tanimë janë të njohura në Suedi.

Shpërndaj me

Loading...