Ish-Liverpooli dhe mbrojtësi aktual i Derbit, Andre Uisdom është shtrirë në spital ,pasi u sulmua me thikë gjatë një përpjekje për vjedhje. Uisdom u sulmua në Toxet, ndërsa vizitoi familjen, pasi luajti për Derbin, të shtunën në një fitore 2-1 ndaj Ridingut. Mbrojtësi aktualisht po shërohet në spital, me Derbi që konfirmoi se Uisdom ka pësuar lëndime gjatë sulmit.

“Andre Uisdom ka qenë viktimë e një sulmi dhe grabitje të paprovuar. Ai pësoi lëndime të cilat rezultuan që ai të shkonte në spital,” ka lajmëruar klubi në një deklaratë.

Mbrojtësi anglez luajti 19 herë me Liverpulin, kur debutoi në vitin 2012. /Lajmi.net/

Shpërndaj me

Loading...