fbpx

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i është bashkuar takimit me kryetarët e Kuvendeve të Ballkanit Perëndimor që është mbajtur në Bruksel, me ftesë të David Sassolit.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të shteteve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Gramoz Ruçin, Talat Xhaferin dhe shumë të tjerë.

Kryetari i PE-së, David Sassoli pas takimit deklaroi se janë riafirmuar bindjen e tyre të fortë se Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian ndajnë një fat të përbashkët.

“Ne besojmë me vendosmëri se zgjerimi do të sjellë dobi për njerëzit e rajonit dhe vendet anëtare të BE-së dhe se mund të sjellë pajtim shumë të nevojshëm në lagje. Tani, ne duhet të sigurohemi që ky vullnet politik përkthehet në veprim”, është shprehur ai.

Shpërndaj me

Loading...