fbpx

Mediat italiane informojnë se Igli Tare brenda kësaj jave pritet të zyrtarizojë dy futbollistë të rinj te klubi i Lazios. I pari është fantazisti i njohur spanjoll David Silva, të cilit i përfundon kontrata me Man. Sitit dhe në moshën 34-vjeçare është joshur për një transferim në Itali, ku Tare i ka bërë gati një kontratë të vlefshme për 3 sezonet e ardhshme.

Emri tjetër që pritet t’u bashkohet bardhekaltërve këto ditë, është ai i sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi. Drejtori sportiv i Lazios ka arritur marrëveshjen me turqit e Fenerbahçes për një shifër prej 16 milionë eurosh, plus 4 të tjera në formë bonusi, ndërsa Muriqi pritet të firmos për 4 sezone me bardhekaltrit.

Shpërndaj me

Loading...