Që prej thashethemeve – tashmë të konfirmuara – të shtatzënisë, Sara Hoxha ka postuar përgjithësisht selfie, ose foto të vjetra, por së fundmi vendosi të pozojë me barkun e rrumbullakosur.

“Kaq emocionuese,” shkruan Sara teksa mban dorën te barku.

 

View this post on Instagram

 

This is tooo exciting.. 🙈👼🏻

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxha) on

Ledri dhe Sara konfirmuan shtatzëninë më 26 korrik, përmes një videoje në Instagram. Dyshja njoftoi se do të bëhen prindër të një vajze.

Zërat për shtatzëninë u përhapën në fund të qershorit, ndërkohë që në prill, Ledri pohoi për “NIN” se është gati për t’u bërë baba. Të njëjtën gjë tha edhe në intervistën e fundit në “NIN” në qershor.

“Si të jetë e shkruar. Unë me qejfin më të madh. Të gjithë shokët e mi janë bërë baballarë, vetëm unë kam ngelur. E gjithë gjenerata ime janë bërë prindër edhe kur i shoh që pavarësisht streseve dhe problemeve, kanë gjithë atë dashuri prej fëmijëve…Asgjë në botë nuk i intereson kur kanë ata afër, prandaj dua dhe unë ta kem atë ndjenjë.”

Shpërndaj me

Loading...