Dy muaj pasi publikoi këngën “A jo”, e cila deri tani ka arritur 5.8 milion klikime në Youtube, Tayna është gati t’i vërë njëherë e mirë flakën kësaj vere. Reperja e ka gati projektin e ri, i cili do t’i bashkohet playlist-ës së këtyre ditëve dhe do të na shoqërojë gjatë temperaturave të nxehta.

Vetë Tayna ka ndarë detaje nga kënga e re në Instagram, duke bërë të ditur se hiti i ri i kësaj vere do të titullohet “Bass”. Ajo ka treguar një fragment të këngës e cila duket tepër ritmike, ndërsa zbulon edhe datën e publikimit.

“Bass” lançohet këtë të dielë në orën 16:00″ dhe mezi po e presim! Ditën e djeshme, reperja njoftoi se kishte bërë një hap të madh në karrierën e saj, duke nënshkruar kontratë me “Sony Music”.

“Jam shumë e lumtur që rashë dakord të bashkëpunoj me Sony Music. Pas diskutimeve intensive, ramë dakord se së bashku mund të bëjmë një hap të madh. Kështu, unë do të vazhdoj të zhvillohem nga ana artistike dhe të fokusohem totalisht në muzikë.”- shkroi ajo.

 

View this post on Instagram

 

T’dielen n’ora 16:00 “Bass” 🔥

A post shared by Tayna (@tayna) on

Shpërndaj me

Loading...