Pasi përfundoi koncertet jashtë vendit, reperja Tayna u kthye për t’u izoluar në shtëpinë e saj në Prizren. Ajo po qëndron me prindërit e saj dhe duket se po e shijon në maksimum kohën e qëndrimit në shtëpi.

Vazhdimisht në Instagram, Tayna na ka mbajtur të përditësuar duke na treguar si shkon dita e saj.

Mes leximit të librave dhe gatimit të ushqimeve të shijshme, duket se reperja s’po e ndjen aspak stresin e izolimit në shtëpi. Madje, karantina ka bërë punën e saj dhe Tayna na ka treguar se i ka bërë disa ndryshime.

Reperja ka shtuar 5 kilogramë dhe këtë e ka pranuar vetë në një postim në InstaStory, ku ka publikuar një korse për belin.

“Tu u munu me rujt belin, kishe se marum tu hongër, +5 kg”- shkruan ajo krahas fotos.

Shpërndaj me

Loading...