Drejtuesit e futbollit vendor, gjatë ditës së premte do të vendosin për ecurinë e sezonit aktual, pasi që në takimin e parë mes FFM dhe klubeve të Ligës së Parë, nuk kishte asnjë marrëveshje.

Gjatë këtij takimi pritet të shqyrtohet në rend të parë protokolli shëndetësor, që është propozuar nga FFM drejt Ministrisë Shëndetësor, ndërsa do të merret poashtu edhe vendimi se a do të vazhdojë ose jo sezonit aktual i futbollit vendor, i ndërprerë në muajin mars.

Në takimin e dytë mes FFM-së dhe klubet, do të jetë edhe epidemiologu Zharko Karaxhoski, i cili do të shpalos detajet për protokollin, të cilin duhet të respektojnë klubet kur të riaktivizohen stërvitjet në grupe dhe gjatë ndeshjeve të futbollit vendor, nëse ato marrin dritë jeshile për tu zhvilluar.

Shpërndaj me

Loading...