Këshilli i Sigurisë do të mblidhet të shtunën për të vendosur mbi gjendjen e jashtëzakonshme. Në Qeveri deri tani nuk është diskutuar nëse do të ketë propozim të ri deri te Presidenti. Nga gjendja e jashtëzakonshme varet edhe data e zgjedhjeve të parakohshme. Jozyrtarisht, në lojë mbeten dy opsione: shpallja e sërishme e gjendjes së jashtëzakonshme dhe përshtatja e saj deri 22 ditë para datës së zgjedhjeve, ose ndryshimi i datës në dekretin për shpalljen e zgjedhjeve, nga ana e kryetarit të Kuvendit. Cilit do opsioni, duhet t’i paraprij konsensusi mes partive politike për zgjedhje. Në emisionin “Rruga drejt” u debatua mbi datën e mundshme. Për BDI-në, 5 korriku është datë e përshtatshme.

Mendoj që 5 korriku është datë e përshtatshme për BDI-në, këtë e kemi thënë edhe më herët. Edhe dallimi mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së nuk është aq i madh sa ishte në fillim dhe duhet edhe një përpjekje për tu marr vesh – deklaroi Izet Mexhiti, BDI.

Për LSDM-në zgjedhjet duhet patjetër të mbahen në këtë periudhë.

Pa caktuar saktë datë, mendoj se kjo është periudha në të cilën patjetër duhet mbajtur zgjedhjet parlamentare në vendin tonë – tha Damjan Mançevski, LSDM.

Për datën e re, VMRO-DPMNE-ja kërkon konsensus të ngjashëm si ai për anulimin e zgjedhjeve më 12 prill.

Mendoj që në mënyrën si u caktuan zgjedhjet e 12 prillit dhe më pas u anuluan për shkak të pandemisë, në po atë mënyrë duhet të gjitha partitë politike të veprojnë logjikshëm – u shpreh Timço Mucunski, VMRO-DPMNE.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkon që zgjedhjet të mbahen më 26 korrik.

Adrian Kerimi

Shpërndaj me

Loading...