fbpx

Edhe dhjetë vjet nga nisja me punë, teatri i Tetovës, vazhdon të përballet me probleme të shumta. Aktorët kanë probleme me hapësirat për ushtrime, mungesë të dhomave për veshje dhe salla për prova. Jo rrallë teatri i Tetovës është përballur edhe me mungesën e nxehjes qendrore, si bërë që aktorët të përdorim kalorifer dhe mjete tjera alternative për ngrohje.

Aktorët thonë se probleme ka pasur që nga fillimi, por shpresojnë se, me ndërtimin e objektit të ri të Teatrit këto probleme do të eliminohen.

Problem i përgjithshëm i teatrit janë kushtet që gjithnjë i kanë  munguar Teatrit. Por shkëndija shprese ekzistojnë gjithnjë. Është objekti që kemi afër që po ndërtohet dhe besoj që do i plotësoj kushtet që ne ta japim maksimumin që ta kompensojmë këtë humbje- tha aktori Muzafer Etemi.

Tetova ka një publik ndër më të mirët në rajon si në numër ashtu edhe në edukatë. Mendoj se institucioni Teatër në Tetovë e ka arsyetuar ekzistimin e vet- tha aktori Burhan Amiti.

Por, edhe përkundër mungesave të shumta që ka Teatri, aktorët dhe ushtruesja e detyrës drejtoreshë në Teatër, kanë vendosur që ta shënojnë këtë vit jubilar të dhjetë viteve ekzistim. Në rrjedhë e sipër janë diskutimet nëse, do shënohet me shfaqjen e parë që u dha në hapjen solemne të Teatri të Tetovës, apo do punohet shfaqje e re.

Ne bashkë me aktorët dhe organizatorët e Teatrit, kemi vendosur që këtë vit të bëjmë disa aktivitete kushtuar dhjetë vjetorit të tij. Ndër aktivitetet kryesore do jenë, Paneli i diskutimit ku do thirren aktorë dhe përfaqësues tjerë nga sfera e artit, pastaj do vazhdohet me një shfaqje që do i kushtohet dhjetë vjetorit të Teatrit të Tetovës, teatro mysafire po ashtu do kemi të ftuara për manifestimin më të madh të teatrit- deklaroi Blerta Mamuti, U.D Drejtor i Teatri i Tetovës.

Çmendina”, ishte shfaqja e parë e cila më 22 tetor të vitit 2007, shënoi edhe zyrtarisht hapjen e Teatrit të Tetovës, tanimë, si institucion shtetëror që financohet nga qeveria. Fillimisht Teatri nisi veprimtarinë e tij artistike me një staf prej 15 aktorëve, dhe 15 punonjësve të tjerë teknik, shifër kjo, që është rritur me vetëm se me dy punësime.

Bashkim Sulejmani

Shpërndaj me

Loading...