fbpx

Konferencë për shtyp në sallën ku po pikon nga tavani. Pasi janë shpenzuar 10.5 milion euro për rindërtimin e Teatrit Shqiptar, ndërtesa nuk është funksionale. Edhe pse pritet vetëm pranimi teknik i ndërtesës, një dokument nga Transporti, ushtruesi i detyrës drejtor Ylber Murtezi, thotë se teatri nuk është gati për shfaqe. Ai u bëri thirrje institucioneve të hetojnë se si janë shpenzuar më shumë se 10 milion euro për një strukturë jofunksionale.

Nëse ka një shtet të së drejtës, le të merret me teatrin tonë dhe mendoj se është koha e duhur për të ndërmarrë hapa të shpejtë, pavarësisht nga zgjedhjet dhe pandemia -u shpreh Ylber Murtezi, U.D Drejtor i Teatrit Shqiptar.

Murtezi ka konstatuar se 5 milion denarë iu transferuan atyre vitin e kaluar për hapjen solemne të teatrit. Janë planifikuar shfaqje, të cilat publiku nuk i ka parë. Ai kërkoi që Ministria e Kulturës të bëjë revizion të procedurës së tenderit, por nga atje janë përgjigjur se ata janë përgjegjës vetëm për programin vjetor.

Më duhet të kërkoj nëpërmjet juve, policia financiare të merret me këtë, dhe të shohim se çfarë mund të bëjmë në të ardhmen – deklaroi Ylber Murtezi, U.D Drejtor i Teatrit Shqiptar.

Teatri Shqiptar filloi rindërtimin në vitin 2014. Deri më tani janë shpenzuar 10.5 milion euro. Rindërtimi filloi nga ndërmarrja “Lamone Moreda”, por shumë shpejt falimentoi. Vazhdoi “Shencia”. Rindërtimi mbaroi ndërsa përfaqësuesit e kompanisë u zhdukën. Megjithëse sipas marrëveshjes Shencia, duhet ta mirëmbajë objektin dy vitet e ardhshme, Murtezi pretendon se ai nuk mund t’i gjejë pronarët e kompanisë italiane. Procedura e tenderit për Teatrin Shqiptar u hulumtua nga PSP tashmë e shuar.

Bojan Stojanovski

Shpërndaj me

Loading...