fbpx

Telashet nuk ndalen për trajnerin e PSZH -të, Tomas Tuhel në vigjile të përballjes së çerekfinales , kundër skuadrës së Atalantës. Pasi që kohë më parë u bë e qartë se Kilian Mbape nuk do të luaj në këtë ndeshje, shkaku i lëndimit, tani me mësohet se Marko Verati  është në dyshim për këtë ndeshje.

Mediat në Francë raportuan se Verati është lënduar gjatë seancës stërvitore dhe se ai është dyshim për ndeshjen kundër Atalantës. Verati është një nga lojtarët më të rëndësishëm të PSZH-së, dhe mungesa e tij do të ndihej ndjeshëm. Mesfushori italian kishte një paraqitje fantastike disa ditë më parë në finalen e Kupës së Ligës, ku PSZH mposhti Lionin, pas ekzekutimit të penalltive.

Shpërndaj me

Loading...