Tenistja nga Japonia, Naomi Osaka është tenistja më e paguar në botë, sipas magazinës amerikane “Forbes”. Fituesja e turneut Masters “US Open 2018” dhe “Australian Open 2019” ka arkëtuar plot 37.4 mln dollarë nga turnetë , por edhe nga sponsorët.

Është një përfitim rekord për një sportiste, e cila tani ndalet në vendin e parë, duke laruar nga aty Marija Sharapovën. Tenistja ruse kishte të ardhura rekorde në vtin 2015, kur fitoi 29.7mln dollarë. Ndërkohë tani në vendin e dytë është Serena Uiliams, me 1.4 milion dollarë më pak se Naomi Osaka.

Tenistja japoneze ndodhet në vendin e 10-të të listës VTA, ndërsa pas vetes ka 15 marrëveshje të mëdha sponsorësh, mes të cilave edhe kompanitë e Nike, Nisan, Joneks etj.

Shpërndaj me

Loading...