fbpx

Eliminimi nga ana e SHBA-ve të numrit 2 të Iranit, Gjeneral Soleimani, është ndjerë në bursat ndërkombëtare, por më shumë në rritjen e çmimit të naftës së papërpunuar. Me të marrë lajmin për vrasjen e gjeneralit iranian, bursat i ka kapur paniku dhe çmimi i naftës është rritur ndjeshëm duke e çuar nga 63,88 dollarë për fuçi që ishte dje në 69,29 dollarë për fuçi mëngjesin e sotëm, çmime të tilla nuk shiheshin nga shtatori i vitit të kaluar dhe rritja vazhdon çdo orë që kalon.

Nga ana tjetër mediat lokale kanë bërë të ditur se kompanitë e huaja të naftës që kanë punëtor në ato zona kanë tërhequr personelin e tyre duke bërë që prodhimi të bjerë ndjeshëm. Po ashtu Ambasada Amerikane në Bagdad ka bërë thirrje për largimin e shtetasve të tyre nga territori iraken për shkak të sigurisë dhe paqartësisë se çfarë do të ndodhë më tej.

Shpërndaj me

Loading...