fbpx

Skuadra e Ligës së Parë dhe të Dytë në Maqedoni, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri, zhvilluan ndeshje miqësore. Në përballjen e zhvilluar në Gostivar, Renova mundi skuadrën e Ligës së Dytë, Vardarin e Forinos, me 2-0, falë golave të shënuara nga Emran Ramadani në minutën e 50-të dhe Shefit Shefiti në minutën e 65-të.

Përfaqësuesi i Maqedonisë në Ligën e Kampionëve, skuadra e Sileksit, mundi Bellasicën me 1-0 me golin e Tanturovskit.

Në Veles, Boreci u ndal në barazim dhe pa gola ndaj skuadrës së Ligës së Dytë, skuadrës së Tikveshit. Dhe Akademia Pandev me 3-0 mundi skuadrën e Ligës së Dytë, Osogovën. Velinovski, Serafimov dhe Mishov, ishin autor të golave për skuadrën nga Strumica.

Shpërndaj me

Loading...