fbpx

Skuadra e Fenerbahçe iu ka nënshtruar testeve për pandeminë “Covid 19”, e cila ka marrë pothuajse 20 mijë jetë deri tani në botë.

“Superliga” e Turqisë, ishte një ndër kampionatet e fundit që vendosi t’i jepte fund aktiviteteve sportive, pasi u shënuan rastet me rritje në vend.

Ylli kosovar, i cili mbron fanellën e gjigantit turk, Muriqi gjithashtu iu nënshtrua këtij testi.

Gjatë ditës së sotme rezultatet kanë mbërritur dhe fatmirësisht, ai ka rezultuar negativ. Kujtojmë se trajneri i Galatasaray, Fatih Terim doli pozitiv gjatë ditës së djeshme.

Shpërndaj me

Loading...