fbpx

Ju kujtohet para shumë vitesh kur u premtua që do bëhet, dhe ja, u bë. Liqene artificiale dhe parking për makinat që pengojnë njëra tjetrën. Por ende, edhe pas dhjetë vitesh premtime nuk u arrit të bëhet ajo për çka ishte dedikuar, hapja e bulevardit Bllagoja Toska.

Banorët si duket janë dorëzuar përballë situatës katastrofale. Duke ironizuar gjendjen ata thonë se nuk e kanë edhe aq keq, pasi kanë liqene artificiale.

“Super është. Kemi liqene artificiale, natyrore, mirë është”.(flet maq)

“Do bëjmë “sabër” se punët s`do bëhen, por sabrin e kemi, derisa të kemi jetë do bëjmë sabër”.

“Krejt rrena i kanë, asgjë s`mund të bëjnë. derisa janë këta në pushtet asgjë nuk do bëjnë”.

Situata e njëjtë është edhe në Lagjen e studentëve, ku që prej katër vitesh, premtohet vendosja e llambave për ndriçim dhe rregullimi i rrugës. Studentët shprehen të lodhur nga premtimet e njëpasnjëshme.

“shumë tmerr janë këtu kushtet, unë nuk jam gjatë këtu, një vit e gjysmë, po besoj që ata që kanë qenë më herët se unë këtu, shumë ma shumë e  kanë kërkuar”.

Për situatën e tillë që zgjat tanimë një kohë të gjatë, komuna e Tetovës sërish premton zgjidhje.

Komuna e Tetovës

“Procedura është në përfundim e sipër. Me rishikimin e buxhetit janë paraparë të bëhen pagesat e disa pjesëve të tokës që duhet të eksproprijohet dhe më pastaj do vijojnë punimet”, thonë nga komuna e Tetovës.

Në gjendje të këtillë të rëndë nuk janë vetëm këto dy rrugë, por edhe shumë të tjera, që kanë probleme me gropat, ujin, kanalizimin dhe ndriçimin.

Bashkim Sulejmani   

Shpërndaj me

Loading...