fbpx

Skuadra e Teutës është fituesja e Kupës së Shqipërisë në edicionin e 68-të të këtij kompeticioni. Skuadra durrsake, e drejtuar nga Edi Martini, ka arritur të marrë trofeun pasi mposhti me shifrat 2-0 Tiranën në stadiumin “Air Albania”. Goli që në minutën e 2-të nga qendërmbrojtësi Rustem Hoxha dhe në minutën e 79-të nga mesfushori me tipare sulmuese, Lorenco Vila, bënë me krahë durrsakët.

Kjo është Kupa e katërt në historinë e klubit durrsak, teksa më parë e kishte fituar në vitet 1995, 2000 dhe 2005.

Tashmë Tirana dhe Teuta do kenë mundësinë të rihapin sezonin 2020-2021 me finale e Superkupës, që sipas të gjitha gjasave mund të luhet më 31 gusht, por FSHF ende nuk e ka konfirmuar.

Shpërndaj me

Loading...