fbpx

Pasioni rrjedh në gjak, është i trashëgueshëm dhe për këtë nuk ka pikë dyshimi!

Tuna dhe Tian sapo na e vërtetua këtë gjë dhe mund të themi se i vogli do të jetë shumë shpejt pasardhësi më i denjë i nënës së tij. Këngëtarja ka postuar së fundmi në Instagram disa video, në të cilat Tian shihet duke kënduar.

Në fillim ai këndon “Baby Shark”, hiti më i famshëm për fëmije dhe më pas një nga këngët më të njohura të Tunës “Krejt m’u kanë përzi”. Këngëtarja ka treguar se e ka shijuar shumë këtë moment dhe se ka qeshur me lot me mënyrën se si këndon i vogli.

Tian nuk arrin t’i shqiptojë ende mirë fjalët dhe kjo gjë e ka bërë Tunën për të qeshur. Por përtej kësaj, duket se vogëlushi ka goxha talent dhe ndoshta në të ardhmen do të vendosë të ndjekë rrugën e nënës së tij.

Në fakt ne nuk besojmë që të ndodhë ndryshe, përderisa Tiani rrjedh totalisht nga një familje muzikantësh. Përveç Tunës, edhe babai i Tianit, Patrisi punon si instrumentist, po ashtu xhaxhai i tij, Robert Berisha është këngëtar. A duhen më shumë shembuj që Tiani të ndjekë rrugën si artist në të ardhmen?

Shpërndaj me

Loading...