Real Madridi i është afruar edhe më shumë titullit në La Liga, pas fitores 2:0 ndaj Alaves. Me golat e Karim Benzemas nga penalltia dhe Marko Asensio, Reali mori fitoren e 24 këtë sezon, duke ruajtur distancën prej katër pikësh me Barcelonën.

Merita të mëdha në këtë fitore pati edhe portieri Tibo Kurtoua, që mbajti portën të paprekur. Kjo ishte ndeshje e 18-të këtë sezon, që portiere belg nuk pranoi gol, duke u bërë portieri i parë i Real Madridit që nga viti 1988, që arrin një rekord të tillë.

Real Madrid këtë sezon në La Liga, ka pranuar vetëm 21 gola, duke rreshtuar mbrojtjen më të mire në kampionatin spanjoll.

Shpërndaj me

Loading...