fbpx

Është vënë në dyshim zhvillimi i përballjes në mes Lejtonit dhe Totenhamit në kuadër të raundit të tretë të Kupës “Karabao”, pasi që disa futbollist të Lejtonit rezultuan pozitiv në “Covid 19”. Skuadra londineze ka kërkuar që të paguajë testet për skuadrën kundërshtare, mirëpo rezultatet kanë qenë shumë të këqia për ekipin nikoqir.

Ndërkohë sipas disa media angleze kjo përballje është anuluar dhe në raundin tjetër shkon Totenhami. Atje do të takoje fituesin e takimit Barnsli – Çellsi. Kjo do të thot se Hoze Murinjo dhe futbollistët do të pushojnë edhe më shumë para sfidës me Shkëndijën, gjatë ditës së enjte, në kuadër të raundit të tretë të Ligës Evropa.

Shpërndaj me

Loading...