Ish ndihmësi trajneri te kombëtarja e Shqipërisë, Paolo Tramezani rikthehet zyrtarisht në stolin e skuadrës së Sionit. Pas aventurës së dështuar me Livornon në Itali, Tramezani është emëruar sërish në krye të klubit zviceran me objektivin për të shpëtuar Sionin nga rënia në Ligën e Parë të Zvicrës.

Dy eksperiencat e fundit të Tramezanit kanë qenë në Qipro, ku fitoi titullin kampion me APOEL Nikosia, sezonin e kaluar dhe me Livornon në Serie B, skuadër të cilën e drejtoi në vetëm 7 takime. Për italianin kjo është aventura e dytë në stolin e Sionit.

Shpërndaj me

Loading...