fbpx

Tre viktima, 90 të shëruar dhe 74 raste të reja është bilanci i sotëm për Covid-19. Brenda 24 orëve janë realizuar gjithsej 689 testime.

Në Shkup janë regjistruar 14 raste të reja, Kumanovë-8, Shtip-13, Strugë-1, Kavadar-3, Gostivar-22, Koçani-1, Berovë-3, Vinicë-4, Shën Nikollë-3, Kërçovë-2.

Prej rasteve të shëruara brenda 24 orëve, 23 persona vijnë nga Shkupi,  nga Kumanova-1, Dibra-1, Shtipi-11, Tetova-17, Velesi-1, Ohri-1, Kavadari-3, Gostivari-9, Radovishi-5, Koçani-1, Shën Nikolla-17.

Të tre viktimat kanë ndërruar jetë në kushte spitalore, një pacient nga Manastiri në moshën 73 vjeçe, një pacient nga Demir Hisar poashtu në moshën 73 vjeçe si dhe  një pacient nga Shkupi në moshën 44 vjeçe.

Sipas statistikave të fundit, numri i personave të prekur nga Covid-19 në vendin tonë shkon në 11128. Që nga fillimi i pandemisë 6972 pacientë janë shëruar kurse 500 kanë humbur betejën me koronavirusin e ri. Për momentin numri i rasteve aktive me Covid-19 në vendin tonë është 3656.

Shpërndaj me

Loading...