fbpx

Deri në muajin prill do të ketë mjaftueshëm vaksina për të gjithë qytetarët amerikanë, deklaroi presidenti amerikan Donald Trump në një konferencë për shtyp.

”Deri në fund të vitit do të kemi 100 milion doza, të destinuara për kategoritë më të rrezikuara”, shtoi ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump bëri të ditur se kundër koronavirusit të ri (COVID-19) janë tri vaksina që ndodhen në fazën e fundit klinike.

”Këtë deklatarë e bëj jo sepse janë afruar zgjedhjet, por sepse duam të shpëtojmë jetën e njerëzve”, deklaroi Trump.

Shpërndaj me

Loading...