fbpx

Ndryshimet në trupin e Fifit pas rënies nga pesha janë mëse të dukshme dhe ndaj nuk kanë munguar komentet e shumta ndaj saj. Shumë e kanë kritikuar për rënien nga pesha, duke u shprehur se ajo ka qenë ndër artistet e vetme që ishte ndryshe nga të tjerat.

Njëri nga ndjekësit i ka nisur një mesazh të tillë këngëtares, duke thënë se me pamjen e saj të mëparshme i jepte forcë të tjerëve, ndërsa tani është bërë njësoj si të gjitha vajzat e famshme.

“Fifi unë shumë të kanë vlerësuar tepër, ke qenë numër 1 me stilin tënd. Por unë mendoj që ok të humbësh kilogramë, po ti tani të humbasësh shumë je bërë si ato të tjerat, kurse shëndeti yt ka qenë forcë. Për të gjitha ato që ke thënë se estrada nuk i pranon për kilogramët që kanë, tani edhe ti je bërë si ato të tjerat”, i ka shkruar ndjekësi.

Fifit duket se nuk i ka shpëtuar ky mesazh, si shumë të tjerë të ngjashëm, ndaj ka vendosur t’ju përgjigjet njëherë e mirë të gjithë kritikuesve. Këngëtaja është shprehur se ajo e ka dashur gjithmonë trupin e saj, në çdo lloj forme, si me shumë kilogramë edhe tani që ka rënë drastikisht nga pesha.

“Për mesazhe të tilla unë kam vetëm një përgjigje. Unë çdo herë e kam dashur trupin tim si kur kam qenë 100 kg si tani 69 kg. Zoti ju bekoftë e ju dhëntë dashuri në vend të vrerit! Me shumë dashuri Fifi”, është përgjigjur artistja.

Këngëtarja ka treguar më herët se ajo ka qenë e detyruar të bënte një ndryshim të tillë në trupin e saj, për shkak se kishte probleme të shumta me shëndetin. Fifi ka thënë se ka provuar metoda të ndryshme për rënien nga pesha, derisa gjeti metodën më efektive përmes një diete ushqimore.

Shpërndaj me

Loading...