fbpx

Altuna Sejdiu e njohur ndryshe si Tuna performoi sërish në Shkup në kuadër të Tingujve të Çarshisë, event i cili do të zgjasë në Shkup për për 4 ditë me aktivitete tjera kulturore duke filluar nga data 13 deri më 17 shtator.

Këngëtarja performoi disa nga hitet e albumit të saj të fundit e shoqëruar nga orkestra e saj në natën e parë të Tingujve të Çarshisë , duke bërë që publiku shkupjan të kërcejë e brohorasë nga vendi, përshkak se protokolli i sigurisë përshkak të pandemisë lejon vetëm qëndrimin në distancë në evente të hapura.

Por përveç performancës ajo që pyesnin fansat ishte nëse këngëtarja është shtatzanë ose jo, që javën e fundit u bë kryefjalë në të gjithë mediat rozë. Këto thashetheme lindën nga fotografi e pamje të këngëtares nga koncerti i fundit në Gostivar. Pas këtyre lajmeve Tuna reagoi në profilin e saj të Instagramit duke thënë se pritet nëse do rritet apo ulet barku dhe kaq mjaftoi që lajmet të shpërthenin sërish.

Pas performancës së saj, ne ndoqëm Tunën deri në dalje, mirëpo pyetjes nëse është lajmi i shtatëzanisë i vërtetë, këngëtarja shkupjane zgjodhi të mos i përgjigjej duke u larguar menjëherë nga forcat e policisë.

Por Tuna nuk ishte e vetmja që hapi mbrëmjen e parë të Tingujve të Çarshisë, Shpend Latifi me grupin e tij poashtu çoi atmosferën në nivel duke kënduar këngë të tijat, por edhe këngë të vjetra qytetare në stilin e tij. Publiku kërcente e këndonte bashkë më këngëtarin nga Kumanova, ndërkohë që pas një bisede me Shpendin pas kamerave mësuam se ai është në përgatitje të një kënge të rë që pritet ta nxjerr këto ditë.

Tingujt e Carshisë hapën siparin e tyre më Shpend Latifin e Tunën duke ju lënë rradhën aktiviteteve të shumta që do të zhvillohen në Carshinë e Vjetër  duke përfshirë ekspozita, shfaqje filmash, stand up komedi dhe koncerte nga instrumentistë të rinjë vendas.

 

Shpërndaj me

Loading...