fbpx

Disa ditë më parë, mediat u tejmbushën me lajmin se këngëtarja e njohur Tuna ishte shtatzënë për herë të dytë. Shkak për këtë u bë një koncert ku Tuna kishte performuar.

Në pamjet që qarkulluan në rrjet, barku i Tunës dukej më i fryrë se zakonisht dhe kaq mjaftoi që të përflitet për një shtatzëni.

Vetëm pak ditë më parë, teksa të gjithë prisnin një konfirmim apo një mohim të lajmit, Tuna na bëri akoma më konfuzë me fjalinë e saj:

Nëpërmjet disa fotosh nga koncerti të publikuara në Instagram, Tuna shkroi se shpreson që të organizojë një tjetër koncert së shpejti, teksa shton “A do të ulet apo rritet barku deri atëherë?!”

Dhe e dini çfarë? Barku nuk është rritur aspak duke vërtetuar se lajmet për një shtatzëni të dytë janë të rreme. Këtë e ka provuar vetë Tuna, pasi ka ndarë një foto me bikini dhe të gjithë i kishim sytë tek barku i rrumbullakosur.

 

Shpërndaj me

Loading...