Sot është një ditë e veçantë  për familjen Hysko. Turjani feston ditëlindjen dhe ndonëse kjo ditë e ka gjetur moderatorin e njohur në kushte karantine, bashkëshortja e tij ka ditur si ta surprizojë.

Orinda ka publikuar disa foto të papublikuara më parë nga dasma e tyre, ndërsa i lë një dedikim mjaft romantik, ku i shpreh dashurinë partnerit të saj.

“Lumturia jote është e imja.. gëzuar ditëlindjen burri i jetës time.. të dua! •Sa? …..pafund ( vazhdon por po e le me kaq…”.

Turi feston sot 35-vjetorin dhe urimet për të kanë qenë pafund, edhe pse jo ballë për ballë.

Ai ka publikuar në Instastory, momentin kur miqtë e tij dhe familja i kanë kënduar këngën e ditëlindjes në Video-call.

Mes atyre që e uruan përzemërsisht ka qenë edhe nëna e tij, për të cilën Turi i thotë dy fjalë zemre:

“35 vjet më parë vendosi të më sjellë në jetë. Kam përshtypjen se më do si ditën e parë”, shprehet ai.

Shpërndaj me

Loading...