Drejtuesit e Shëndetit publik në Portugali ka hjedhur çdo mundësi që ndeshjet e fundit të këtij sezonin në Ligën e Kampionëve do të mund të përcillen me tifozët në tribuna. UEFA kishte besim se gjendja e mirë shëndetësore në Portugali, do të sjell tifozët në tribuna, së paku për finalen. Mirëpo shtimi i numrit të të prekurve me “Covid 19”, ka hjedhur poshtë një pritshmëri të tillë nga Shtëpia e Futbollit evropian.

Në javën e fundit është rritur numri i të prekurve me “Covid 19” dhe deri më tani janë regjistruar 41 mijë të sëmurë dhe 1.500 raste me vdekje nga koronavirusi.

Sipas paralamërimeve nga UEFA, më 7 dhe 8 gusht do të zhvillohen 1/8 e finales në Porto dhe Guimaraesh. Nga 12 e deri më 23 gusht, në Lisbonë, 8 skuadrat më të mira përmes çerekfinales, gjysmëfinales dhe finales, do të kërkojnë trofeun e kampion, që ende është në pronë të Liverpullit.

Shpërndaj me

Loading...