fbpx

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 1.172 raste të reja me  Covid-19, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 239.622, trasnmeton Anadolu.

Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca u shpreh se “shkalla e pneumonisë ka rënë në të gjithë Turqinë. Ne kemi arritur në gati 64.000 teste në ditë. Numri më i lartë i testimeve ditore deri më tani ka qenë 58.000”.

“Nuk ka ndonjë ndryshim të madh në shkallën e shtretërve të zënë në spitalet tona”, shtoi Koca, duke shtuar se numri i pacientëve të rinj dhe të shëruar janë afër njëri-tjetrit.

“Rezultatet e mira varen nga masat e fuqishme”, theksoi ai.

Sipas ministrit turk, vendi konfirmoi 1.082 pacientë të tjerë të shëruar nga koronavirusi, duke e çuar totalin e pacientëve të shëruar në 222.656.

Numri i të vdekurve nga ky virus në Turqi është 5.829, përfshirë 16 viktima të regjistruara gjatë 24 orëve të kaluar.

Profesionistët e shëndetësisë në Turqi gjatë ditës së fundit kryen 63.842 teste të dyshuara për COVID-19, duke e çuar në mbi 5,2 milionë numrin e përgjithshëm të testeve të kryera.

Shpërndaj me

Loading...