fbpx

Gjithsej 1.049 pacientë paraprakisht të infektuar me koronavirusin e ri (COVID-19) janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit në Turqi, duke e çuar në 196.720 numrin e përgjithshëm të pacientëve që fituan betejën kundër këtij virusi, transmeton Anadolu.

Në llogarinë e tij në twitter, ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, tha se numri i rasteve me COVID-19 në Turqi arriti në 214.993, me 992 raste të reja në 24 orët e fundit.

“Ne kemi më pak se 1.000 raste të reja përsëri. Për herë të parë pas 33 ditëve”, shkroi Koca në Twitter.

“Numri i rasteve të reja, i cili ishte 987 më 11 qershor, ishte rritur në 1.195 të nesërmen. Tani për tani, ne nuk e dimë sa do të jetë nesër. Por ne e dimë se do të shohim rezultatet e përmasave të sotme në mesataren e shtatë ditëve”, shtoi ai.

Numri i vdekjeve nga COVID-19 në Turqi arriti në 5.402, me 20 të vdekur në 24 orët e fundit.

Turqia ka kryer mbi 4,06 milionë teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa vetëm gjatë ditës së fundit ka mbi 43.200 teste.

Shpërndaj me

Loading...