Dafina Zeqiri dhe Dj Geek dyshohet se kanë qenë bashkë mbrëmjen e djeshme duke punuar në studion e tyre. Ka qenë këngëtarja ajo e cila ka publikuar një video nga studioja, ku i bën tag ish-partnerit ndërsa shkruan: “Ne vetëm punojmë”!

E njëjta video është shpërndarë edhe nga vetë Geek në profilin e tij, i cili duket sikur e konfirmon që ka qenë me këngëtaren dhe grupin tjetër të bashkëpunëtorëve.

Dyshja ka vetëm pak javë që i ka dhënë fund lidhjes dhe duket se gjërat mes tyre po ecin mirë! Ata vijojnë ta mbajnë shoqërinë dhe kjo duket edhe nga komentet që i lënë njëri-tjetrit.

“Fotoja më e mirë e jotja”, i shkruante Dafina ish-it pak ditë më parë, ndërsa ai ia kthen: “Okeeeeeej”!

Kur sqaroi arsyet e ndarjes, këngëtarja tregoi se arriti në një pikë që duhet të zgjidhte mes punës dhe romancës, dhe ajo padyshim vendosi për të parën.

Duke shpjeguar arsyet pse i dha fund romancës, Dafina tregoi rëndësinë e shpëtimit të marrëdhënies në ekipin e saj të punës, që për të është si familje.

“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, është shprehur këngëtarja.

Edhe Dj Geek ka treguar se vazhdon ta mbështesë Dafinën në çdo projekt të sajin, madje publikon projektet e saj në profilin e tij në Instagram.

Shpërndaj me

Loading...