Nisur nga një postim i Armina Mevlanit në Instagram, disa portale shkruan se blogerja është në pritje të ëmbël, thjesht e vetëm sepse i dukej paksa barku i fryrë.

E kontaktuar nga Iconstyle, Armina mohoi shtatzëninë duke thënë:

“Nuk është e vërtetë. Pak të shohin barkun e fryrë një moment, të bëjnë shtatzënë.”

E pyetur për planet e dasmës, ajo tha:

“Sigurisht që do të ketë dasmë. Por në momentin e parë që kjo datë do të jetë vendosur do bëhet publike me anë të një konfirmimi zyrtar nga ana jonë dhe nuk do të jetë kjo pranverë.”

Nuk është hera e parë që Armina përflitet për dasmës e saj. Në shkurt, Agjenti 00Thumb në “ThumbON” u shpreh se Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha, do të martohen këtë pranverë. Sipas tij, dasma do të organizohet në Itali dhe pritet të jetë një ceremoni madhështore me shumë të ftuar.

E kontaktuar nga Anabel.al, Armina Mevlani deklaroi se “nuk është e vërtetë” që do të ketë dasmë këtë pranverë.

Në nëntor të 2019-s, pas sfilatës së Class, ku Armina eci e fundit me një krijim të sajin, e pyetur nga gazetari i “Prive”, ajo u shpreh se “po i paraprinte dasmës”. E ftuar në “Shiko kush luan” këtë janar, Armina mohoi të ketë dasmë në 2020-n. “Duhet të jemi të dy gati dhe kjo do kohë organizimi. Nuk ka dasmë në vitin 2020,” tha ajo.

Armina dhe Shkëlzeni u fejuan në tetor të 2018-s në një ceremoni private.

Shpërndaj me

Loading...