“Forbes” pretendon se biznesi i Kylie është dukshëm më i vogël nga sa njerëzit kanë besuar. Të ardhurat për periudhën 12 mujore para marrëveshjes janë 177 milionë dollarë sipas prezantimit të Coty, shumë më e ulët se vlerat e publikuara në atë kohë.

Coty thotë se shitjet ishin rreth 40% nga 2018, që do të thotë biznesi në atë kohë gjeneroi vetëm 125 milionë dollarë, shumë larg shifrës 260 milionëshe që Jenner kishte dërguar tek “Forbes”.

Por pas këtyre lajmeve, Kylie ka reaguar personalisht në Twitter, duke thënë se as nuk ka kërkuar ndonjë titull miliardereje nga “Forbes” dhe as nuk ka gënjyer:

“U zgjova dhe ç’të shikoja! Gjithçka që shoh janë një numër deklaratash të pasakta dhe supozimesh të pavërtetuara. Unë kurrë nuk kam kërkuar ndonjë titull ose të jem përpjekur të gënjej për ta arritur, pikë”, shkruan ajo.

“Mund të numëroj listën me 100 gjëra më të rëndësishme tani sesa fiksimi sesa para kam unë”, vijon ajo.

Shpërndaj me

Loading...