Numri një i UFC-së, Dana Uajt beson se që Konor MekGregor duhet të luftojë me fituesin e sfidës Khabib Nurmagomedov – Xhastin Gaetje, me palët që po përgatiten për meçin për titull të unifikuar në kategorinë e lehtë. McGregor ka shijuar një rikthim të mirë në UFC në janar, pas një mungese një vjeçare kur ishte mposhtur nga Khabib, duke mposhti brenda 40 sekondave Donald Çerronen. Që atëherë, shumë luftëtarë kanë telefonuar irlandezin për një luftë, por asgjë ende nuk është vendosur.

“Unë mendoj se gjëja më e mirë për të, nuk po them se kjo do të ndodhë, por për mendimin tim, ai duhet të presë luftën Gaetje-Khabib dhe të luftojë pastaj me fituesin. Unë mendoj se kjo është lëvizja më e zgjuar për të. Por, ju e njihni atë, mbase ai dëshiron të luftoj para kësaj dhe nëse ai e bën, ne mund të kuptojmë diçka,” ka deklaruar mes tjerash president i UFC-së, Dana Uajt. /lajmi.net/

Shpërndaj me

Loading...